Rama planifikon taksë të jashtëzakonshme për tokën e papunuar: E ka gjithë bota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2022, 14:38
Qeveria po planifikon një tjetër taksë. Një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar.
“Nuk mund ta mbash tokën e papunuar, nuk mund ta mbash ferrë, ose punoje ose jepe me qera ta punojë dikush tjetër, ndryshe do paguash qimet e kokës siç e bën gjithë bota. Ta kam fjalën që nuk ka fare lidhje me një dekurajim, sepse ata që janë jashtë që shohin këto televizorët marrin një mesazh komplet të përmbysur, të mbrapshtë" deklaroi Rama në takim me fermerët e Dibrës.
Duke akuzuar opozitën se po gënjen për interesa personale, thotë se përball tyre e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet e radhës.
Ne Diber Kryeministri Rama ishte me ministren e Kulturës dhe atë të Infrastrukturës, për të diskutuar mbi zhvillimin e mëtejshëm të zonës.