Pse po vrasin aksidentet? Eksperti: Parakalimet e gabuara, shpejtësia dhe sinjalistika
884 aksidente dhe 1257 të vdekur e të plagosur janë shënuar në vendin tonë në 9 muajt e fundit. Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se bashkitë duhet të marrin më shumë masa për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, ndërsa thonë se Parakalimet e gabuara, shpejtësia dhe sinjalistika janë shkaqet kryesore.
Parakalimet e gabuara, shpejtësia dhe mungesa infrastrukturës rrugore janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vendin tonë.
Fadil Likaj, ekspert rrugor në Korçë ka thënë se për të ulur numrin e aksidenteve Bashkia duhet të bëjë një audit të plotë të rrugëve që i ka nën administrim.
“Bashkia duhet të ngrejë një strukturë të brendshëm, ose ndryshe mendoj se duhet të ngrejë një audit të brendshëm, të bëj inspektimet dhe auditimet e rrugëve, te cilat bashkia i ka në administrim, në bazë të auditimeve që bëhen nga ekspertë të fushës.
Duhet marrë masa për ndiçimin e sinjalistikës vertikale,horizontale ose duke ndërhyrë edhe në zona të caktuara të cilat ne i quajmë si pika të zeza. Keto pika duke qënë se janë në zona të banuara,bashkia duhet të marrë masa duke krijuar vend kalime të sigurta për këmbësorët,” tha Fadil Likaj.
Edhe Policia sipas ekspertit të sigurisë rrugore duhet të bëjë më shumë, duke shktuar mjetet e inteligjencës por edhe patrullimin në zonë.
“Gjobat nuk janë vendimtare në uljen e aksidenteve rrugore, por mund të themi që policia e shtetit nuk mund të ndalojë aksidentet duke marrë masat administrative për qytetarët.
Policia e shtetit duhet të investojë në teknologji, në asete, duke i krijuar kushtet punonjësve të policisë së shtetit, se do të bëj një ndryshim, duke mos u stacionuar në pika të caktuar, në kthesa apo probleme të tjera të cilat mund të ketë. Por ajo duhet të patrullojë,” tha Fadil Likaj.