Qëlloi me çifte drejt makinës me tre persona, kapet 45 vjeçari në Berat

Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi qëlloi më armë gjahu drejt një automjeti ku po lëviznin 3 persona.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen "Ish Kombinati", ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç,  E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç," njoftoi policia.

Nga të shtënat nuk  pati persona të lënduar ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, arma e gjahut (çifte), dy  gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.