"Të rrojë sa malet", Rama fushatë me ujin e pijshëm në Dibër: Pa PS, bëhet fushë çdo gjë

Furnizimi me ujë të pijshëm duket se do të jetë një nga temat kryesore edhe të kësaj fushate elektorale për zgjedhjet vendore.

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Dibër u ndal te Ujësjellësi i ri në Peshkopi.

Sipas tij ky ujësjelllës siguron 24 orë ujë të pijshëm që buron nga Bjeshkët e Gramës, Mali i Korabit, në çezmat e 36 mijë banorëve të Peshkopisë e fshatrave përreth.

Dhe kjo, thotë Rama, u mundësua vetëm falë PS. Nuk mund të mungonin dhe dollitë me ujë.