Shteti nën kontroll nga pushteti - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako

Shteti nën kontroll nga pushteti ishte tema e kësaj të enjteje në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: E kemi zgjedhur këtë temë sepse shteti ka vuajtur nën thundrën e pushtetit. Media duhet të jetë e pavarur dhe të informojë me të vërteta publikun. Akte të tilla ku shteti është nënshtruar nga pushteti ka ndodhur në 32 vite.

RTV Ora dhe Ora News është dhunuar nënë ndikimin e shtetit, me përfaqësuesin Erion Veliaj. Aty ku goditet media është e cenuar liria e qytetarëve. E kemi parë se çfarë ndodhi me Becchettin dhe sot duhet të paguajmë 125 milionë euro që e mbylli në mënyrë politike.

Këtë gjë duan ta bëjnë me RTV Ora, që me siguri do ta humbasin betejën sepse gjysmë diktaturat dështojnë kur luftojnë median.

Gjatë kohës që e majta ka qenë në opozitë ata janë mbështetur dhe kanë pasur një dritare në RTV Ora. Sikurse ndodh me diktatorët e vegjël, ata nxjerrin topuzët për të nënshtruar medien.

Kërcënimet e para të Veliajt kanë filluar në mesin e vitit 2018 kohë në të cilën ai ka kërkuar që të mos transmetohen problemet e ndryshme që kishte në bashki, sidomos me standardet e rrugëve. Ai ka kërkuar që të hiqen materiale të ndryshe nga faqja e televizionit që cenon interesin e tij.

Kur pronarët e medies i kanë qëndruar si barrikadë, atëherë kryebashkiaku ka filluar të bëhet më shumë agresiv. Përplasja e fortë me artistët për çështjen e Teatrin e shtoi presionin dhe vijën e kuqe me televizionin.

Pastaj nisën mesazhet me tone kërcënuese këtij xhuxhi në kurrizin e një deveje, që e kanë sjellë në pushtet. Dikur u thoshte Mjaft politikanëve, por tani ka ardhur koha që t’i themi ne mjaft atij dhe qytetarët e Tiranës duhet t’i japin një mësim të mirë.

Një tjetër përplasje ishte ajo pas tërmetit të nëntorit 2019 ku  shumë qytetar mbetën pa shtëpi dhe denonconin në redaksinë e Ora News se kishin mbetur në qiell te hapur dhe se instancat shtetërore nuk përgjigjeshin. Këtu filloj shantazhimi drejtpërdrejt me pronarin e televizionit përmes mesazheve telefonike. “Tërhiqu sa s`je vone se do dërgoj letra nëpër ambasada deri në Evropë.” “Po te le afat te reflektosh nëse jo do të bëj shembullin e dytë si Becchetti”, ishin disa nga mesazhet në ligjëratë të drejtë, por shantazhet nuk ndaluan këtu duke futur ne loje segmente të krimit duke e kërcënuar me jete.

Ne fund dhjetor 2019 përmes SMS  Ndroqi u shantazhua kur iu komunikua se: “Do të shkoj te rruga e Elbasanit dhe do të shkatërroj jo vetëm biznesin, por do të fus dhe në burg e nuk do të ndahem këmba-këmbës gjithë jetës. Dhe shume shpejt do te shpall non grata duke komunikuar drejt për drejt me çunat e mi.”

Për shkak dhe të rritjes së ndjeshme të presionit, në janar të vitit 2020 bordi drejtues  televizionit vendosi tu drejtohet me një shkresë ambasadave të akredituara në Tiranë, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe organizatave ndërkombëtare.

Në fakt rezulton se SPAK ka nisur hetimet në mesin e vitit 2019 kohë kur dhe Veliaj nisi të përmendte hetimet dhe shantazhin e drejtpërdrejtë. Pavarësisht se gjithçka do të duhej të ishte sekret nga prokuroria, apo oficerët e policisë gjyqësore Veliaj duket se ishte i mirëinformuar. Madje duke I shtuar edhe deklaratat në daljet publike se një televizion i tillë nuk do të duhej të ekzistonte

E në fakt mesazheve të Veliajt iu përgjigjën strukturat e shtetit. Pikërisht gjatë pandemisë, kur komisioni evropian deklaroi se situata nuk duhet të shërbejë për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri në maj të vitit 2020 Inspektorati Shtetëror Shëndetësor paraqiti letrat me vendimin e firmosur prej Areti Berukës për mbylljen e RTV Ora.

Institucioni I drejtuar nga Vjollca Brahos në atë kohë deklaroi se u shkelën rregullat anti-covid dhe pretendoi se ishte bërë verifikim në terren. Por në fakt bëhej fjalë sërish për periudhën kur qeveria lejoi hapjen e kafeneve dhe kur ne ekran u zhvillua një debat sërish për Teatrin Kombëtar, ndërsa në ambientet e televizionit nuk u paraqit asnjë inspektor.

Ishte reagimi i gazetarëve, organizatave të medias dhe organizatave ndërkombëtare që detyroi ISHSH të tërhiqte vendimin e turpshëm edhe pse dukshme nisma ishte realizuar prej Erion Veliajt.

Kur nuk ia dolën të fiknin ekranin me argumentin e koronavirus, gjithçka u hodh në sulm në datën 3 gusht 2020 kur si asnjëherë më parë në ambientet e dy televizioneve mbërritën forcat speciale me maska të veshur me antiplumb dhe të armatosur. Shenjë kjo që tregon qartë presionin ndaj të dy mediave për shkak të lajmeve të publikuara. Në fakt në të gjithë çështjet e tjera të SPAK apo të gjykatave vendimet për sekuestro u janë komunikuar pa bujë personave të prekur, por kur bëhet fjalë për media që nuk i pëlqejnë kryebashkiakut presioni duhet të bëhet hapur dhe me armë.

Por as kjo nuk e ndaloi kryebashkiakun, pas shantazhit ndaj Z. Ylli Ndroqi radhën do të kishin vetë gazetarët. Të cilët janë gjendur shpesh përball tentativave për intimidim, madje edhe duke u dhunuar . Pamjet e dhunës dhe fjalori denigrues ndaj gazetarëve të RTV ora dhe Ora Newës janë përfshirë në disa raporte ndërkombëtare.

Pasi refuzoi përballjen për pyetjet që iu shtruan dhe që kishin të bënin me shqetësimet publike si betonizimi i kryeqytetit, përgjimet e antimafias italiane, incineratorit, pastrimi i parave në leje ndërtimi etj., Veliaj nisi të ushtrojë presion psikologjik duke u kërkuar gazetarëve dhe drejtuesve te emisioneve të mos punojnë në RTV ora dhe te largohen prej andej pasi ai televizion shume shpejt do te mbyllet edhe pse në fakt dy televizionet kanë tashmë më tepër se dy vite, nga gushti i 2020, që janë nën administrim dhe nën kontroll të plotë të shtetit, përmes administratorëve të ministrisë së brendshme të emëruar nga gjykata.

Për sulmin e pastër politik, por dhe duke I ushtruar presion gjykatës Veliaj ka shfrytëzuar intervistat e dhëna në medie të tjera, por edhe deklaratat në publik. Në mënyrë të hapur ai është shprehur se ekrani i RTV Ora duhet mbyllur madje edhe përmes shprehjes se duhet qëndrim për këtë.

Dhe jo vetëm kaq, Veliaj kërcënimet e tij I vijoi dhe ndaj kritikëve të tjerë, madje duke marrë si shembull rastin e dy televizioneve. Një mesazh i tillë u dha nga Veliaj edhe në mbledhjen sekrete me përfaqësuesit e futbollit ku kërkoi të largohej Armando Duka, Në atë kohë, në sallën e mbyllur ai u shpreh se dhe duka do të përfundoj si Ylli Ndroqi. Dhe vetëm pak ditë pas takimit me përfaqësuesit e futbollit nisi një proces hetimor të dështuar tashmë.

Të kthehemi te procesi hetimor

Çudia ndodhi me të vërtetë, ne datë 28 shkurt kur filloi hapja e hetimit, një proces i iniciuar nga drejtori i atëhershëm i policisë së shtetit Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe dy OPGJ me në krye Leonard Qorrin kur filluan hetimin pasuror të një biznesi 30-vjeçar pa u bazuar në asnjë provë, asnjë indicie dhe asnjë fakt. Arritën të fabrikojnë shkresa që zoti Ndroqi është arrestuar në datën 17.02.2015 në Itali, kur për koincidencë në atë datë, Zoti Ndroqi qëllon me vendndodhje të konfirmuar në Londër dhe për fat është kthyer në datën 18.02.2015 në Shqipëri, fakt lehtësisht i verifikueshëm në sistemin TIMS, siç e tregon edhe dokumentacioni i marrë nga drejtoria e policisë së shtetit por edhe në dokumentin e dorëzuar nga vetë prokuroria.

Por si mund të jetë një person në dy vende njëkohësisht?!. Një shkresë e tillë në fakt është prodhuar prej OPGj-ve ndaj të cilëve tashmë ka nisur dhe një proces penal me akuzën e falsifikimit të këtij dokumenti Për ta çmontuar këtë montazh, z.Ndroqi mori dhe konfirmim nga Interpoli se nuk ka asnjë flet arresti apo hetimi.

Në kohën  e COVID, kur nuk funksiononte asgjë dhe vendi ishte në emergjencë OPGJ-të e policisë së shtetit kanë nisur dhjetëra shkresa urgjente për të mbledhur sa me shpejt informacionin në hipotekë, tatime, dogana, tek noterët e bankat e nivelit te dytë duke kërkuar në mënyrë urgjente te informojnë për shitje blerje pronash, problematika te tatimet, gjoba qe Ylli Ndroqi dhe kompanitë e tij kanë marrë. Policia e shtetit u vërsul me shkresa edhe tek pastrimi i parave, krimi ekonomik dhe tek të gjitha institucionet.

U ngrit i gjithë shteti në këmbë për të hetuar biznesmenin Ylli Ndroqi me pretendimin e paqenë se ky shtetas do shiste gjithë bizneset dhe do largohej nga Shqipëria dhe në mënyrë urgjente duhet bere sekuestrimi i te gjithë pronave dhe kompanive.

I gjithë ky organizim fillimisht u gatua me sloganin Forca e ligjit OFL, por që në hapat e parë u pa qartë se ligji nuk mundësonte sekuestrimin e pasurive, ndaj përzgjodhën anti mafian duke fabrikuar dokumentacione nga 2001 deri ne 2015.

Meqenëse ligji i antimafias ka filluar zbatimin në vitin 2009 dhe nuk ka fuqi prapavepruese, duhej të bënin këto fabrikime për ta bërë pjesë e këtij ligji. I gjithë ky organizmin është orkestruar dhe menaxhuar nga kryetari i bashkisë Tirane Erion Veliaj.

Për gjate gjithë viti 2020 deri në datën 3 gusht shikohet qartë dhe kuptohet lehtësisht se kryetari i bashkisë Erion Veliaj vazhdon goditjet ndaj pronarit të RTV Ora Ylli Ndroqi ndërkohë që të porositurit e tij në institucione ja arritën qëllimit qe te fabrikojnë një dosje e te çelin hetimin.

Tashme u benë më shumë se 2 vite qe jemi ne sekuestro dhe pse gjithë kompania vazhdon aktivitetin sipas rregullave, Erion Veliaj vazhdon shantazhet ndaj stafit i cili ka vendosur të mos ndryshoje linjën editoriale duke publikuar problematikat e Tiranës por edhe çdo shkelje të kryer. Nuk kanë mjaftuar vetëm kërcënimet, gjatë kësaj kohe gazetarëve u erdhën oferta të jashtëzakonshme, madje një pjesë e tyre si dhe e stafit mbështetës, edhe prej joshjes dhe prej intimidimit vendosën të largohet.

Interesi i drejtpërdrejtë I Veliajt për të ndikuar edhe në procesin gjyqësor vërtetohet dhe ne daljet e fundit, në një seancë gjyqësore kur avokatit e z.Ndroqi kishin kërkuar përfundimin e afateve të hetimit, por kur vendimi nuk ishte dhënë ende nga gjykata, Erion Veliaj shfaqet në një aktivitet të biznesit të diasporës, ku megjithëse rendi i ditës nuk kishte asnjë lidhje me median, mashtron duke thënë se në media ka dëgjuar se qe Ylli Ndroqi ka humbur gjyqin.

Shantazhet e kryebashkiakut të Tiranës vazhdojnë jo vetëm për z.Ndroqi por dhe për disa pronarë të mediave të tjera të cilët i ka shantazhuar me fjalët “do ju bej si Ylli Ndroqi” e i njëjti veprim është ndërmarr edhe ndaj portaleve te ndryshme që marrin guximin të kritikojnë Veliajn.

Për gjithçka evidentuam më lart, ne disponojmë prova të shantazheve.  

Ai nuk u mjaftua vetëm me inicimin e procesit të policisë dhe prokurorisë ndaj Ylli Ndroqit por shkoi edhe më tej në hakmarrjen e tij. Nga gushti i vitit 2020 e deri sot një lumë SMS direkt nga telefoni i Erion Veliajt shkojnë tek pronaret e kompanive qe te ndërpresin menjëherë reklamat ne RTV Ora dhe Ora Newës në të kundërt do tu shfaqen kontrollet e tatimeve dhe hetimi tatimor. Madje për këtë është angazhuar dhe ish drejtori i administrimit të pronave të sekuestruara Artur Kalo. Edhe vetë ky I fundit ka ndërmarrë nisma për të ushtruar presion ndaj subjekteve me qëllim të ndërprisnin reklamat në të dy televizionet, siç u mësua nëse kjo do të realizohej ai do të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputet. Këto janë me fakte, me mesazhet nga Erion Veliaj dhe e-maile te dërguar nga njerëz qe i komandon kryebashkiaku i Tiranës.

Te gjitha këto fakte dhe prova janë depozituar si ne SPAK dhe në gjykatën e Arbitrazhit.

por të ndalemi edhe një herë te procesi hetimor dhe gjyqësor. Një nga argumentet e vendosjes urgjente të televizioneve nën administrimin e shtetit ishte dhe interesi publik. Një deklaratë e tillë duket se qëndron vetëm në vendosjen e kufizimeve, por  e kundërta ka ndodhur me procesin e verifikimit të pasurisë dhe procesi gjyqësor. Tashmë kanë kaluar dy vite e tre muaj që ende gjyqi nuk ka përfunduar e po ashtu nuk kanë përfunduar as presionet prej Erion Veliajt. Madje së fundi daljet e tij publike kundër televizionit janë shtuar duke krijuar impakt të fortë politik në sistemin e drejtësisë duke krijuar një mungesë të plotë besueshmërie.

Nëse do të ndjekim këto qëndrime sot askush nuk e beson se kemi të bëjmë me një veprim të drejtësisë, por me një angazhim të strukturave për një veprim politik kundër medies që ka marrë guximin ti thotë të vërtetat e të përballet me Erion Veliajn duke e vendosur atë jo përballë shpifjeve, por përballë pasqyrës së problemeve të qytetit që qeveris tashmë prej dy mandatesh.