Daci: Pasuritë e Ndroqit me kolateral te bankat, administratori i mori televizionet me +3 mln euro, tani i ka çuar me humbje

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Jordan Daci, avokat u shpreh se pjesa më e madhe pasurive të Ylli Ndroqit është kolaterall për bankat dhe kreditë janë shlyer në 80% dhe me burime të vërtetueshme.

Ai tha se televizionet ishin ndër të vetmet që kanë dalë me fitime ne vend dhe se bilancet janë 100% të saka dhe të deklaruara në Tatime.

Daci: Pjesa më e madhe është kolateral për bankat dhe kreditë janë shlyer në 80% dhe me burime të vërtetueshme. Kompanitë kanë rezultuar maksimalisht fitimprurëse. Televizionet ishin ndër të vetmet që kanë dalë me fitime ne vend. Bilancet janë 100% të saka dhe të deklaruara në Tatime. Shoqëritë e z. Ndroqit kanë pasur 0 detyrime tatimore. I morën me 3 milionë euro debi dhe me arkë 1 milionë euro dhe sot i kanë fundosur me minus miliona euro sot.

Bëhet gjyqi civil me një bankë që do të realizojë disa të drejta dhe thuhet aty se nuk ka interes nga gjykata. Ndërkohë që banka do të marrë atë pjesë që ia ka dhënë kësaj agjencie për ta ruajtur. Këto pasuri janë krijuar në mënyrë autonome nga pasuri e Ylli Ndroqit, automatikisht janë të pastra. Vetëm televizionet kanë marrë nën administrim dhe për të tjerat nuk kanë treguar interes.