Nesër Gazment Bardhi paraqitet në SPAK për incineratorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 19:01
Ditën e nesërme, e premte ora 10:00, deputeti Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, është thirrur nga SPAK për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
Pas dëshmisë së tij në këtë institucion Bardhi ka bërë me dije se do të jap një deklaratë për medien.
Ndërkohë, ditën e sotme në SPAK u thirr edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi lidhur më këtë çështje.
PD dhe Partia e Lirisë i kanë denoncuar disa herë incineratorët e qeverisë Rama duke thënë se është afera e shekullit me 430 milionë euro vjedhje.

