Marrja e nënshtetësisë bullgare ka depërtuar tek ‘pakicat’ në Shqipëri, ambasadori maqedonas pranon fenomenin për Pustecin
Pasaporta bullgare është shndërruar në mundësi për të jetuar e punuar në vendet e Bashkimit Europian për mijëra minoritarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Përfaqësuesi i Shkupit në vendin tonë Danco Markovski komentoi nga Korça fenomenin që po njeh rritje kryesisht në bashkinë e Pustecit, ku jetojnë minoriteti maqedonas.
"Në Shqipëri ka mbi 600 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi , në Itali në Britani dhe në vende të tjera të Evropës dhe një pjesë e tyre kanë marrë pasaportat e këtyre vendeve. Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria e njohin dyshtetësinë dhe treshtetësinë".
Diplomati thekson se ekonomia e dobët e dy vendeve është faktor kryesor.
"Pasaportë bullgare dihet që marrin edhe shtetas maqedonas, edhe në Serbi, por në Maqedoni marrin edhe shtetas shqiptarë pasaporta bullgare. Çdo shtet merr vendimet e veta dhe përgjegjësitë e veta".
Në Shqipëri në prag te reformës se re territoriale dhe Censusit, fqinjët kanë nisur një betejë për pakicat e tyre.
Shkupi kërkon nga institucionet shqiptare të zbatohen standardet europiane.
"Ne jemi të bindur që Censusi i ardhshëm që do të realizohet vitin që vjen do të mbahet sipas çdo standardi europian. Çdo njeri ka të drejtën e tij dhe si çdo jetë pyetja e formularit".
Përplasja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mbajti peng edhe në Shqipërinë në rrugën e integrimit.

