Grusht në ndeshjen e femrave në Angli, përballja përfundon në kaos (VIDEO)

 

Kush mendon se një ndeshje femrash në futboll nuk mund të përfundojë me sherr, gabohet rëndë. Në përballjen e Premier League mes West Ham dhe Aston Villa në Angli, Haa Cissoko dhe trajneri Paul Konchesky dolën jashtë me karton të kuq në minutat e fundit pas sulmit ndaj mbrojtëses mike, Sarah Mayling.

Grusht në ndeshjen e femrave në Angli, përballja përfundon

Situata u ndez në minutën e 91 pasi Mayling dhe Cissoko u përplasën për një top. Pasi doli nga fusha e lojës me të kuq, Cissoko tentoi të sulmonte edhe një prej lojtareve mike në pankinë, Chantelle Boye-Hlorkah.

Në fund të ndeshjes që u mbyll 2-1 në favor të West Ham, trajnerja e Aston Villa, Carla Ward u shpreh:

“Nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë në një ndeshje futbolli. Grushti në fytyrë që Cissoko i dha lojtares tonë, është i papranueshëm”.