Evra homofob, ish-mbrojtësi sulmoi verbalisht lojtarët e PSG
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 09:53
Telashe në horizont për ish-mbrojtësin e Francës, Patrice Evra i cili akuzohet për sulm publik ndaj një grupi personash për shkak të orientimit të tyre seksual pasi komentoi në mënyrë homofobe paraqitjen e lojtarëve të PSG.
Në mars të vitit 2019 pas humbjes së PSG ndaj Manchester United që shkaktoi edhe eleminimin e francezëve nga Champions League, në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai fyen lojtarët e PSG me shprehje homofobe ndërsa menjëherë shumë shoqata denoncuan sjelljen e ish-mbrojtësit dhe gjykata e gjobiti me 1500 euro.
Gjithsesi, ndaj Evra mund të ketë edhe një procedim tjetër dhe mund të rrezikojë më shumë se sa një gjobë.
