Sulmuesi i Man. United në burg, shkeli rregullat e "lirimit me kusht"
Mason Grenwood duhet të qëndrojë pak kohë pas hekurave për të qartësuar mendimet dhe për të menduar më mirë rreth veprimeve të pakontrolluara që vazhdon të bëjë. Sulmuesi i ri i Man. United, i pezulluar në janar për akuzën e përdhunimit, përfundoi në pranga mëngjesin e sotëm.
Ai tentoi të kontaktonte ish të fejuarën Harriet Robbson, femra që e ka akuzuar për dhunë dhe përdhunim. Ishte vetë ajo që në janar publikoi fotot e dëmtimeve që i kishte shkaktuar 21-vjeçari pas dhunës brutale.
Grenwood përfundoi menjëherë në pranga dhe u lirua me kusht deri në fund të hetimeve ndërsa Man. United pezulloi një nga lojtarët më të talentuar të grupit. Arrestimi i sotëm e komplikon edhe më shumë pozitën e sulmuesit qe mesa duket e ka shkatërruar përfundimisht karrierën e tij.
