Miqësorja me Arabinë Saudite në një shtet "neutral". Ja detajet e ndeshjes "anormale"
Shqipëria do të luajë për herë të parë një ndeshje miqesore me Arabinë Saudite. Si rrallëherë vitet e fundit, FSHF ka zgjedhur një datë të panjohur nga FIFA për ndeshje zyrtare, duke veçuar një përballje për të testuar kryesisht lojtarë të Superiores edhe pse një gjë e tillë pak mund t'i shërbejë Kombëtares Shqiptare.
Sipas FSHF-së, ndeshja do të luhet në Abu Dhabi në 26 tetor në orën 16:30 me orën tonë zyrtare në stadiumin "Al Nahyan". Pjesa më e madhe do të jenë lojtarë "vendas", sqaron FSHF që premton ta publikojë listën gjatë ditëve të ardhshme.
Komunikata e FSHF shton se prurje në listën me 23 emra mund të ketë edhe nga jashtë por kjo datë nul lejon asnjë angazhim për lojtarët që luajnë në kampionatet elitare. Skuadra do të grumbullohet në Durrës në datën 22 tetor.
