Maxi Lopez i nxehur me Wanda Nara-n, fëmijët e çiftit po përdoren mediatikisht

Lufta mediatike mes Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s nuk po i pëlqen aspak ish-bashkëshortit të biondes, Maxi Lopez, me të cilin modelja argjentinase ka tre fëmijë. Ai kërkon që tre fëmijët, Valentino, Benedicto e Constantino të qëndrojnë jashtë debatit mes të dyve që gjatë ditëve të fundit ka pushtuar faqet e para të mediave gossip në Argjentinë dhe jo vetëm.

Wanda ka bërë me dije se është në proces divorci me Icardin, i cili nga ana e tij e ndau atë nga ish shoku Maxi Lopez por momentalisht femra që të dy e kanë dashur, është hedhur në krahët e këngëtarit 22-vjeçar, L-Gante.

Në një intervistë të orëve të fundit, Icardi ka deklaruar se fëmijët janë të nxehur me sjelljen e Nara-s, e cila për momentin ndodhet në Argjentinë. Ndërkohë, Maxi Lopez ndihet i ofenduar dhe i indinjuar pasi nuk dëshiron që fëmijët e tij të përdoren për një çështje private mes Nara-s dhe Icardit edhe pse ky i fundit në Instagram ka gjetur mbështetjen e fëmijëve të Lopez, Valentino e Constantino.