Heroi gjerman/ Braktis ndeshjen për të ndihmuar të sëmurin me kancer

Historia e Marcel Franke është thjesht për t'u admiruar. Lojtari i skuadrës së Karlsruhes në Bundesliga 2 ka braktisur skuadrën këtë fundjavë për një kauzë shumë të madhe, atë të jetës.

Lojtari gjerman nuk do të luajë me skuadrën e tij në ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Darmstad të Klaus Gjasulës.

Ai është shtruar në spital ku po dhuron qeliza staminale për një të sëmurë me kancer, i cili ka nevojë urgjente për ndihmën e futbollistit. Një shembull i vërtetë për t'u admiruar.