Gallardo largohet si legjendë, River Plate mbetet jetim...

Pas 8 viteve në stolin e skuadrës më të titulluar të Argjentinës, Marcelo Gallardo ka vendosur të mos rinovojë kontratën duke paralajmëruar largimin nga River Plate në muajin dhjetor.

Po flasim për trajnerin më të suksesshëm të klubit të "milionerëve" me 14 trofe dhe 17 finale të luajtura mes të cilave 3 Libertadores ku 5 herë ka eleminuar rivalët e urryer të Boca Juniors.

Sfida më e rëndësishme është finalja e Libertadores e 2018-ës pikërisht ndaj Boca Juniors në Madrid e fituar me dy gola historikë pasi sfida e parë në "Bombonera" ishte mbyllur në barazim.

Edhe si lojtar, Gallardo ka fituar shumë me River, 8 trofe në 11 vite karrierë. Largimi i tij nga River Plate i hap rrugën nisjes së karrierës së Gallardos në Europë.