Foden bën ëndrrën realitet, rinovon për shumën e majme me klubin e zemrës
Phil Foden premton se më e bukura nuk ka ardhur ende në aventurën e tij me Manchester City, klub me të cilin rinovoi kontratën nga e cila do të përfitojë rreth 200 mijë pound në javë deri në vitin 2027.
Talenti i rritur në fidanishten e klubit të sheikëve, ke hedhur të zezën mbi të bardhë duke mbajtur premtimin për të vijiuar karrierën me klubin ku arriti të bënte kërcimin e madh. Në këtë mënyrë, ai plotëson edhe dëshirën e fansave të cilët e konsiderojnë si simbolin e skuadrës bardhekaltër për faktin se do të kenë mundësi të shijojnë magjitë e njeriut të rritur mes tyre dhe me ngjyrat e fanellës së City në zemër. Foden i cili numëron 11 trofe të fituar me klubin e zemrës, thekson:

“Është e lehtë për t’u thënë dhe unë dua t’ju siguroj se kemi ende shumë për të arritur bashkë. Kam bindjen se dua të fitoj sa më shumë dhe këtë dëshirë e kam pasur të njëjtë që në fëmijëri. Unë dua të fitoj në çdo kohë.
E ndiej se kam shumë për të dhënë dhe fatmirësisht këtë sezon por e bëj një gjë të tillë dhe dua të vazhdoj në këtë rrugë. Jam shumë i lumtur që firmos këtë kontratë. Ishte një vendim shumë i lehtë por një ditë shumë e bukur për familjen time. Kemi një trajner të pabesueshëm si Guardiola që më ka përmirësuar mua 10 herë më shumë”.
