D-Day, e diela "uragan" e kontinentit vjen vetëm në DigitAlb/Supersport!

Betejat më të forta sportive, me kampionatet më elitare dhe protagonistët më të rëndësishëm vijnë në DigitAlb. Nga 16 tetori kjo platformë sjell në ekran sfidat e kampionatit anglez, gjerman, atij spanjoll e francez, por jo vetëm. E diela uragan po afron!

Shënojeni me të kuqe që tani 16 tetorin. Është e diela që shpalos betejat epike të Olimpit të futbollit në Supersport.

Kontinenti mban frymën për sfidat e mëdha anembanë Europës. Real-Barça, Liverpul-Manchester City, PSG-Marsejë në të njëjtën ditë, dhe jo vetëm.

El Clasico vjen si kurrë më parë! Real dhe Barcelona përplasen në orën 16.15 në betejën e dy botëve në Santiago Bernabeu.

Los Blancos, mbretër të Europës dhe Spanjës, përballë Barcelonës së ringritur të Xavit që synon ti kthejë sërish në majë.

Spektakli i pakrahasueshëm i El Clasicos vjen i ndezur ne maksimum me Realin e Barçën që ndajnë kreun.

Cili prej tyre do ta pronësojë? Rivaliteti qindra vjeçar sjell aktin që vendos hegjemoninë në La Liga.

Stili british, supremacia e Premier League, merr skenën në Anfield, aty ku në 17.30 luhet Liverpool-Manchester City.

Sfida që ka vendosur titullin vitet e fundit, vjen më e zjartë se kurrë. Makina perfekte e Guardiolës, me robotin e golave Haaland, përballë zjarrit në gji të të kuqve dhe grintës së Klopp, në shansin e tyre të fundit për të treguar se nuk dorëzohen në betejën disa vjecare për fronin e futbollit anglez.

Franca ndalet për klasiken e vitit. PSG-Marsejë shkëlqen në horizontin e Kullës Eiffel.

Në orën 20:45, Parku i Princave Neymar Messi e Mbappe kërkon ti rezistojë sulmit marsejez, me Alexis Sanchez, Payet e shokë që vetëm 3 pikë pas milionerëve të sheikëve kërkojnë të  pushtojnë Parisin dhe Ligue 1.

Marshi i futbollit teuton, gjëmon më fort se kurrë këtë të dielë. Në Gjermani ka një revolucion ne futboll. Union Berlin, surpriza që askush se priste shijon ëndrrën si kryesues.

"Të hekurtit" berlinezë presin Dortmundin, teksa Bajern Mynih 4 pikë larg kreut, aq sa dhe verdhezinjtë, përballet me Freiburgun e vendit të dytë.

Një betejë në distancë mes aristokracisë së vjetër dhe kryengritësve të rinj për të vendosur hierarkitë e trazuara në Bundesliga.

Nga Madridi, në Liverpool, Paris e Berlin më të mëdhenjtë e lojës dhurojnë një tur adrenaline të jashtëzakonshme në ekranin e Supersport.

Më e mira e më të mirëve, mos e humbisni, ashtu si dhe ofertën e parezistueshme të DigitAlb me 25% ulje ne Paketen Premium gjatë gjithe muajit tetor.

Një arsye më shumë për të qenë pjesë e familjes DigitAlb, aty ku gjeni gjithmonë maksimumin, pasi çdo gjë tjetër është bast... ndërsa DigitAlb një garanci.