Barcelona, Xavi i paralajmëroi lojtarët për rrezikun e Interit por ata e “injoruan”

Barcelona sot është me një këmbë jashtë Champions League. Barazimi 3-3 me Interin në “Camp Nou” mund ta dëmtojë shumë ekipin e Xavit në rrugëtimin e këtij sezoni pasi kombinuar me dy humbjet e tjera me Interin në Milano dhe Bayernin në Gjermani, rrugëtimi i Barcelonës komplikohet shumë.

Trajneri katalanas Xavi gjithsesi i kishte marrë masat për ndeshjen e dytë duke paralajmëtuar lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes përpara barazimit të ndeshjes së dytë me Interin. Mediat italiane zbulojnë një bisedë që Xavi ka bërë me lojtarët përpara ndeshjes.

“Kur Onana të ketë topin duhet të ktheheni të gjithë mbrapa dhe të mbroni si kafshë. E kanë bërë një herë dhe ju u ndjetë të bllokuar, duhet të ktheheni pas dhe të mbroheni, duhet të ktheheni…”.

Fjalë që nuk kanë hyrë mirë në veshin e lojtarëve blaugrana duke parë që në rastin e golit të tretë, gjithçka e pati zanafillën nga këmbët e Onanas. Pasim i gjatë nga Onana dhe më pas historinë e dinë të gjithë. Robin Gosens sigloi rrjetën e tretëm ndoshta më të rëndësishmen e sezonit të Interit.