1 miliardë euro në fushën e stadiumit “Santiago Bernabeu” për ndeshjen klasike të Spanjës

El Clasico i parë i sezonit në një duel pa rivalë dhe me shumë të panjohura. Reali i Madridit dhe Barcelona do të përballen në “Santiago Bernabeu” në orën 16:15 në klasiken e futbollit iberik që këtë sezon rikthehet shumë më konkurruese se 2 apo 3 vitet e fundit dhe këtë e tregojnë edhe shifrat në dhomat e zhveshjes.

Reali i Madridit nuk ka bërë goditje të mëdha këtë verë me synimin për të afruar emra me peshe si Mbappe dpoa Haaland edhe pse dështoi duke preferuar të tërhiqet, ndërsa Barcelona afroi për 158 milionë euro Leëandoëski, Raphinha, Kessié, Christensen, Koundé, Marcos Alonso, Héctor Bellerín dhe Pablo Torre.

1 miliardë euro në fushën e stadiumit “Santiago

Vlera e lojtarëve që pritet të zbresin në stadiumin mitik të Madridit do të jetë rreth 1 miliardë euro, pa llogaritur atë të portierit më të mirë të planetit për momentin, Thibaut Courtois i cili do të mungojë. Sipas gazetës Marca, Reali kushton plot 487 milionë, ndërsa Barcelona 429. Lojtari më i shtrenjtë në fushë do të jetë Vinicius jr. që vlerësohet me 120 milionë i ndjekur nga Dembele me 105 dhe Pedri me 90.

1 miliardë euro në fushën e stadiumit “Santiago