Barcelona me një buf në fanellë për El Clasicon, zbulohet arsyeja
Të dielën në “El Clasico”, përballja e parë sezonale mes Realit dhe Barcelonës, skuadra katalanase do të zbresë në fushë me një fanellë speciale. Fanella do të jetë e markuar me siglat identifikuese “OVO”, marka e këngëtarit Drake.

Arsyeja? Është shumë e thjeshtë, kanadezi është i pari artist që arrin kuotën e 50 miliadrë “streaming” në platformën muzikore “Spotify” që është edhe sponsori zyrtar i Barcelonës për sezonet e ardhshme. Barcelona bën me dije se kjo është hera e parë ën hostorinë e klubit që zëvendëson logon e një partneri me atë të një artisti që për momentin konsiderohet si më i klikuari në “Spotify”.
Në këtë mënyrë, në datën 16 tetor në “Santiago Bernabeu”, fanella e katalanasve do të ilustrohet me siluetën e një bufi që është edhe ikona e cila identifikon markën e Drake.
???? @Drake ????❤
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 14, 2022
First artist to hit 50 billion @Spotify streams. First artist to share the @FCBarcelona shirt. pic.twitter.com/cBiHjge5FG
