Sezoni i basketbollit nis me risi e vështirësi, Korab Llazani: Pa ligjin e sponsorizimit s'mbijetojmë dot

Sekretari i Përgjithshëm i FSHB,Korab Llazani gjatë një interviste në emisionin “Sport Magazinë” në Ora Neësme moderatorin Drilon Xhepollari foli rreth risive të sezonit të ri të basketbollit  dhe problematikave

Ka nisur sezoni i basketbollit por cilat janë risitë që do të ketë këtë fushatë sipas Llazanit?

Korab Llazani: Është periudha që kampionatet kombëtare kanë nisur rrugëtimin e tyre. Në fund të muajit shtator zhvilluam kupën e Federatës si një formë testi në prag të kampionatit të edicionit 22-23. Risi në këtë edicion ka një lloj shpërndarje ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim në periudhën e fundviteve. Suprizë është ekipi i Beslidhjes. Kemi një rënie të numrit, kemi nj krizë sa u përket  femrave. Te kategoria e meshkujve do të ketë rivalitet.

Llazani tregoi dhe arsyet që sipas tij kanë çuar në rënie të numrit të sportisteve femra.

Korab Llazani: Basketbolli i femrave në nivel global është në vështirësi, kjo ndikon dhe te ne. Niveli i mbështetjes është i ulët  për basketbollin, në veçanti për të femrave. Ka një lloj rënie se infrastruktura për këtë sport është shumë e mangët dhe e dobët. Të duash të zhvillohesh sidomos për femra duhet të merren disa hapa të rëndësishëm.

Sa i përket masave të ndërmarra ai thotë se për federatën e vetmja gjë që mund të bëjë është të ngrejë zërin. Gjithashtu ai konfirmimi i skuadrave prej nivelit të ulët ekonomik  që kanë klubet po sjellin vështirësi në rinisjen e edicionit të ri.

Korab Llazani: Konfirmimi i skuadrave prej nivelit të ulët ekonomik  që kanë klubet po sjellin vështirësi në rinisjen e edicionit të ri. Vështirësitë i mirëkuptoj se Ligji për sponsorizimin që fatkeqësisht nuk po gjen mbështetjen e duhur në Kosovë ka bërë që një klub mesatar të ketë buxhet më të madh se gjithë buxheti i federatave në Shqipëri. Duhet të gjejmë dhe mbështetjen e medias. Kjo na vë përballë vështirësive të cilat për skuadrat tona nuk i dëshirojmë.