Cili është kuptimi i festimit më të ri të CR7 që është bërë "trend"?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 12:44
Në transfertën e Liverpoolit kundër Everton, Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores dhe të 700 në karrierën me klubet.
Ndryshe nga festimi markë "siuuuu", në "Goodison Park" ai festoi në një mëyrë tjetër, duke kryqëzuar duart mbi stomak dhe kokën të zhvendosur pas. Nuk kaluan shumë orë dhe Cristiano krijoi një "trend" sepse këtë mënyrë festimi e shikojmë nga Australia deri në SHBA.
Manchester United në faqen zyrtare sqaron domethënien apo kuptimin e kësaj mënyre festimi.

Gjithçka ka të bëjë me një shaka të brendshme ose siç cilësohet në Angli "inside story" pasi shokët e skuadrës bëjnë shpesh herë humor me Cristianon gjatë udhëtimeve me avion ku ai fle pikërisht në pozicionin që imitoi në festimin e golit jubilar.
