Vidal përlotet në varrimin e babait te tij të ndjekur...online (VIDEO)

I bllokuar në Brazil për shkak të impenjimeve profesionale me Flamengon, mesfushori kilian, Arturo Vidal nuk mundi të udhëtonte drejt vendlindjes për të marrë pjesë në varrimin e babait Erasmos, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 61-vjeçare.

Lojtari kilian u detyrua të qendronte në Brazil për të mos humbur finalen e dytë të Kupës ndërsa ceremoninë mortore dhe varrimin e ndoqi nëpërmjet ekranit të kompjuterit. Videoja ku ai përlotet dhe nuk arrin t'i mbajë emocionet, ka bërë xhiron e botës tashmë.

Babai Erasmo u gjen i pajetë në një fushë hipizmi ku punonte prej kohësh ndërsa mesfushori e mori vetë vendimin për të mos e lënë skuadrën në prag të sfidës së dytë kundër Coronthians pas barazimit pa gola në duelin e parë.