Totti-Blasi në gjykatë edhe për orët Rolex, kapiteni kërkon koleksionin me vlerën e konsiderueshme
Sot në Romë është zhvilluar seanca e parë gjyqësore e divorcit më të përfolur të vitit 2023 mes Francesco Tottit dhe ish-bashkëshortes së tij, Ilary Blasi me të cilën u nda pas dy dekadave lidhje.
Dy protagonistët e telenovelës së gjatë nuk ishin të pranishëm në seancë ku i përfaqësuan avokatët ndërsa tema kryesore ishte denoncimi që ka bërë Totti ndaj Blasit të cilës i kërkon koleksionin e orëve Rolex që sipas ish-sulmuesit, Ilary e ka marrë nga kasaforta e familjes.
Sipas burimeve konfidenciale, vlera e koleksionit që Totti e ka shumë për zemër, shkon deri në 700 mijë euro. Pak javë më parë, kapiteni e akuzoi ish-bashkëshorten se bashkë me babain e saj, ajo shkatërroi kasafortën dhe mori të gjithë këtë koleksion që për të ka një vlerë të madhe shpirtërore.
