Tiranë, kamioni përplaset me një autoveturë në Fushë Prezë, plagoset njëri prej drejtuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 16:58
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
“Në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
