Shqipëria “portë” kontrabande/ Për 30 ditë 31 të arrestuar, sekuestrohen sasi të mëdha nafte
Shqipëria është kthyer muajt e fundit në një portë kontrabande, kryesisht me naftën por edhe produktet farmaceutike. Drejtori i krimit ekonomik-financiar në policinë e shtetit Lutfi Minxhozi thotë se vetëm gjatë shtatorit janë sekuestruar mbi 2 milion litra naftë
Vepra penale e kontrabandës ka shënuar rritje të ndjeshme vitin e fundit ndërsa policia vetëm muajin e fundit ka arrestuar 31 persona.
Ndërkohë mbi 100 të tjerë rrezultojnë të jenë të implikuar në kalimin e mallrave kontrabandë.
Drejtori i krimit ekonomike-financiar në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi në një intervstë për Ora News u shpreh se gjatë muajit shtator më shumë raste te goditjes ishin ato të kontrbandës së naftës por edhe të produkutëve farmaceutike.
"Kryesisht është në fushën e mallrave akcizës. Deri tani kemi sekuestruar 2 milion e 700 litra naftë, paketa cigaresh, vajëra lubrifikantë, produkte farmaceutike," tha ai.
Sipas drejtorit Minxhozi problem vijon të jenë peshkarexhat të cilët kryejnë aktivitetin e mallrave kontrabandë pasi ata furnizohen në det neutral.
"Vazhdon kontrabanta përmes pëeshkarexhave. Pastaj janë edhe pikat e kalimit. Sot po përdoren edhe forma të tjera të maskimit të mallrave kontrabantë si autobusë dhe furgona," tha ai.
Lidhur me evidentimin e 83 veprave penale vetëm për muajin shtator, drejtoria e krimit ekonomik-financiar po bashkëpunon me struktura të tjera.
"Janë organizuar edhe policia e krimit ekonomik me strukturat e kufirit që kanë një plan të posaçëm masash vetëm për këtë fushë," tha ai.
Sipas të dhënavë të siguruara nga 1 shtator janë evidentuar 83 vepra penale, me 109 autorë të implikuar.
Po ashtu 31 janë arrestuar e ndërsa 78 janë proceduar në gjëndjë të lirë. Në total policia ka sekuestruar mbi 2 milion litra naftë, flori, aparate celularë dhe produkte ushqimore etj.