Berisha: Rama po boshatis jugun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 16:08
Kryetari i PD-së ngriti alarmin e boshatisjes së jugut të Shqipërisë. Berisha bën me faj Edi Ramën që me politikat e tij po shkakton largimin e shqiptarëve por dhe të minoriteteve.
“Të gjitha masat e kësaj qeverie çonin drejt vdekjes graduale të një qyteti që është sot dhe qëndron me dinjitet të madh në kurorën e trashëgimisë kulturore. Edi Rama mund të vijë e të thotë disa fjalë greqisht por është hipokrit"
Madje ai e krahasoi me sjelljen e Ramiz Alisë, Edi Ramën.
Berisha u ndal dhe tek Akademia e Shkencave duke akuzuar kryetarin e saj, Skënder Gjinushin, si "matrapaz, ish ministër I diktaturës"
