Tiranë: Stafi i lokalit në Kombinat gjen qesen me 4 granata e 2 kapsolla detonatore

Në parkingun e  një lokali në Tiranë janë gjetur 4 granata dhe dy kapsolla detonatore.

“Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla", në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore”, njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.