Tërmeti u shembi shtëpinë, familja apelon për vëmendje nga ana e institucioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 16:21
Shtëpia që tregohet në pamjet bashkangjitur është në rrugën e “Lulëve” në Shkozë është dëmtuar nga tërmeti i 26.
Inxhinierët e vlerësuan banesën të pabanueshme, duke e cilësuar shkallën e dëmit në DS4.
Emine Ahmediri thotë se e mban mend 26 nëntorin e 2019. 85-vjeçarja thotë se lëkundjet e tërmetit ia dëmtuan rëndë shtëpinë.
“Është barke kjo, nuk është shtëpi. Lujti shtëpia lujti. Ne dolëm një herë përjashta se mos shembej. Janë shembur shumë shtëpi.”
Frika është e madhe.
“Po ra tërmeti kemi marrë fund. Gati në të shembur është kjo”.
Familja Ahmediri jeton në këtë shtëpi ku rreziku është i madh por nuk kanë se ku të shkojnë.
Nga bashkia ato thonë se nuk kanë marrë as bonus qiraje ndaj apelojnë për vëmendje nga ana e institucioneve.
