Bardhi: Do të ulem me Palokën, do të shoh çfarë propozimesh kanë, demokratët na duan bashkë

Në një dalje për gazetarët, Gazment Bardhi u shpreh se do të bisedojë me Edi Palokën si të caktuar nga Berisha për zgjedhjet lokale.

Ai tha se do të shohë se çfarë propozimesh ka krahu i Berishës, duke theksuar se duhet dalë në një kandidat të vetëm në raport me Edi Ramën.

Bardhi: Berisha ka caktuar Palokën dhe do të kontaktoj me të. Nuk do të negocioj me të, por do të flasim për mundësinë e një kandidati për zgjedhjet e ardhshme. Një kandidat i rrit shanset për fitime në zgjedhjet lokale. Nuk bëj bisedime para kamerave, do të bisedoj me Palokën për të parë se çfarë propozimet kanë ata. Nuk hyjnë me kushte dhe as pranojmë kushte, sepse nuk pranojnë demokratët. Demokratët duan bashkëpunim në opozitë për të mundur Edi Ramën . Ne do ta japim këtë mundësi.

Ne hyjmë në këtë proces për të gjetur forma bashkëpunimi dhe çdo çështje tjetër që na ndan në PD nuk ka ndodhur asgjë për të ndryshuar mendim për këto çështje. Rama ka një kandidat, opozita e gjithë duhet të ketë një kandidat të vetëm përballë tij. Jam mandatuar për të folur me kolegët brenda PD-së, por do ta shohim se si do të shtrihet gjëja.