“Duhet të ketë një njoftim për publikun”, Softa: Ekziston mundësia e një lufte edhe më të rëndë
Presidenti Najram Begaj ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se një mbledhje e tillë është e vonuar. Por sipas tij kjo mbledhje nuk është mbajtur vetëm në kuadër të sulmit nga Irani por dhe të kërcënimi rus.
Fatjon Softa: Është e vonuar se Shqipëria është goditur rëndë dhe pasojat e kësaj ndihen në funksionimin e institucioneve. Mbledhja duhej të ishte bërë më parë. Është dhe për shkak të situatës së rënduar në Ukrainë. Ekziston mundësia e një lufte edhe më të rëndë duke përdorur dhe armë të ndaluara. Kjo kërkon marrjen e masave të sigurisë kombëtare jo vetëm për mbrojtjen kibernetike por dhe për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë. Sot nuk mund të ketë luftë të institucioneve në raport me element të sigurisë kombëtare. Jemi në një situatë të brishtë që kërkon një vëmendje të jashtëzakonshme.
“Ne presim të ketë transparencë. Duhet të ketë dhe një njoftim për publikun se jemi të gjithë të shqetësuar. Presim jo vetëm fjalë qetësuese.”, tha ai.
