Bardhi: Ulemi me Palokën pa asnjë kusht të mundim Ramën, nuk zgjidhim cili është kreu i PD-së

Në një dalje për gazetarët, Gazment Bardhi u shpreh se do të bisedojë me Palokën për të parë çdo mundësi për zgjedhjet lokale, por pa asnjë kusht të vënë mes palëve.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për negociata, por vetëm bisedim për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Bardhi: Do të bisedojmë për të parë çdo mundësi për zgjedhjet lokale, por pa asnjë kusht dhe element që e prish këtë bisedim sepse kemi një hall të përbashkët, që të mundim Edi Ramën në zgjedhjet lokale. Nuk bëhet fjalë për negociata, nuk shkoj kërkoj diçka ashtu që besoj se Paloka nuk vjen të kërkojë diçka. Do të shohim modalitetet se si të bëhemi bashkë për të mundur Edi Ramën.

Qëndrimi jonë është i sinqertë, kemi diskutuar hapur. Uroj edhe që qëndrimi i kolegëve të jenë të sinqertë dhe në fund të fitojnë demokratët. Ne në këtë diskutim nuk zgjidhim se cili është kreu i PD-së, por është i rëndësishëm që demokratët të jenë bashkë në zgjedhje.