Si Maliq, “harron” ligjin/ Veliaj përdori pushtetin për të realizuar shembjet në kryeqytet
Premtimet për shpronësime të drejta të banorëve që Lulzim Basha iu shembi banesat në Bulevardin e Ri në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës, u harruan shumë shpejt nga Erion Veliaj kur ngjiti shkallët e Bashkisë. Duke harruar çdo gjë që kishte të bënte me ligjin, Veliaj u soll si "Maliq", duke i treguar kërbaçin çdokujt që tentoi të mbrojë pronën e tij.
"Po flasim për një projekt që devijoi totalisht kundër interesit të qytetarëve. A e dini ju se cili ishte propozimi që bashkia u bëri atyre që do të shpronësoheshin? Ishte: Merrni 10% të vlerës së shpronësimit, të tjerat flasim më vonë. Këshilli bashkiak me të drejtë tha: Do të nxjerrësh njerëz në rrugë që klientët e tu të bëjnë pallate dhe që në vend të parkut të bëjmë beton dhe që qytetarët që kanë shtëpitë aty do ti shpronësosh me 10%"" do të deklaronte Veliaj me 9 qershor 2015.
Kjo ishte një nga akuzat e Erion Veliajt për shpronësimet e bëra në Bulevardin e Ri të Tiranës, sëbashku me angazhimin se do të kishte një kompensim të drejtë në rastet e shpronësimeve.
Porrr…
Përgjigjen e gjejmë sërish te kinematografia jonë e larmishme.
"Ja ligji, ja dhe Maliqi. Ligji në dorën e Maliqit mund të jetë kështu, mund të jetë dhe kështu."
Vetëm pak vite më vonë nën bekimin e Veliajt familje të tëra u larguan me dhunë nga banesat.
Madje është pak të thuhet dhunë, kur u përdor gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.
Pamjet e para janë në zonën e Astirit.
Edhe në zonën e 5 Majit me justifikimin e interesit publik premtimi i vitit 2015 u harrua.
Edhe në Shkozë.
Për të mos shkuar në Sharrë, ku edhe pse familjet ishin pronare me letra, u larguan duke u dhënë rreth 400 lekë për metër katrorë ku toka kishte çmim të paktën tre herë më të lartë.
Edhe këtu kishte protesta.
"Veliaj të vijë të përballet me ne, na i kanë marrë tokat, nuk na kanë dëmshpërblyer."
Cili është shkaku i këtyre veprimeve arbitrare?
