Vendimi i qeverisë, Kumbaro: Më 1 nëntor nisin aplikimet për stacionet e mjeteve lundruese
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar vendimin e qeverisë mbi ngritjen e stacioneve të plazhit për mjetet lundruese. Aplikimi për këto stacione do të nisë nga data 1 nëntor dhe do të kryhet online.
"Një ndryshim që vlen të përmendet është dnryshimi minimal i stacioneve të plazheve publike që do të miratohen nga bashkitë. Edhe pse këtë vit në total 50% e parcelave të plazheve të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike. Minimumi ligjor ishte 20%, me vendimin e sotëm e ngritëm në 30%.
Kontratat e lidhura do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe për vitin tjetër dhe për kohëzgjatjen e lidhur.
Por ndërkohë e rëndëishme është të themi që nga këto kontrata, që kanë vlerë për pushtetin vendor, mjafton të përmendim faktin që 208 mln lekë u mblodhën nga bashkitë në 2019, 505 mln lekë janë mbledhur të ardhura vetëm për menaxhimin e plazheve në 2022.
Për herë të parë fillon zbatimi i stacioneve të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese. Për vitin që vjen, aplikimi në sistemi online pë stacionet e plazhit fillojnë në datën 1 nëntor. I gjithë procesi i planifikimit të sezonit të verës do të mbyllet gjatë vjeshtës dhe dimrit 2022," tha ajo.
