Gjendet në Vlorë makina që u grabit tek “Pushimi i shoferit” në Lushnje

Gjendet në Vlorë makina që u grabit tek “Pushimi i
Vlorë, vendi ku u gjend Benzi i grabitur mbrëm në Lushnje

Gjendet në Vlorë makina që u grabit mbrëmjen e 9 tetorit në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja u shënua rreth orës 22:00, të 9 tetorit dhe u denoncua nga shoferi i grabitur ndërkohë që policia e Vlorës informoi sot se makina tip Benz është gjetur në lagjen “Pavarësia”  në brendësi të një blloku banimi.

Martino Peqini, banor i fshatit Sopëz në Divjakë, ka dëshmuar se ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip BENZ targa AA 398 AU, kur dy persona të maskuar e kanë ndaluar në rrugë.

Pasi personi i grabitur ngriti alarmin, policia ngriti postblloqe në disa akse, për ndalimin e autorëve, por veprimet e para nuk dhanë asnjë rezultat.

Zona ku ndodhi grabitja është e mbuluar me kamera sigurie të bizneseve përrreth, ndërsa aksi Lushnje-Fier ka qarkullim të lartë mjetesh.