Divjake/ Po punonte tokën i moshuari gjen vdekjen pasi u godit nga freza e dorës

Një 72 vjeçar humbi jetën pasi u godit aksidentalisht nga freza me të cilën punonte tokën.  Ngjarja e rëndë u shënua sot në fshatin Babunjë të Divjakës.

"Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën" informoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.