Mandati i Xhaçkës, PD dorëzon raportin

Partia Demorkatike ka gati raportin ku këkron heqjn e mandatit të deputetës Olta Xhaçka të cilën e akuzon për shkeleje kushtetuese pasi siaps tyre ka përfituar para publike nepermejt kompanisë së bashkëshortit të saj. Demokratët këkrojnë  që cështja të shkoi në Gjykatë Kushtetuese ndërsa argumentojnë se parlamenti ka vetëm rol procedural.

Partia Demokratike  e ka gati raportin për heqjen e mandatit të deputetes per misnitren e Jahtme Olta Xhaçka, të cilën e akzuojnë për konflikt interesi në lidhje me investimet strategjike.  

Demokratët thonë se paralamenti nuk ka të drejtë debate dhe ti futet në thellësi çështjes, por të ndjekë procedurën për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe të jetë ky organ që të vendos fatin e Xhaçkës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Në rastin konkret, rezulton se mocioni i paraqitur është bëre me shkrim, eshte nëshkruar nga 14 deputete, dhe  janë bashkëlidhur të gjitha provat.  

Në këtë  kuptim, por edhe ne zbatim te vendimit nr. 7/2016 te Gjykates Kushtetuese dhe nenit 9/1, pika 2 te Rregullores, Kuvendi ka detyrimin ta dergoje cështjen në Gjykatën Kushteteuse siç ka vepreuar më herët në rastin e Rakip Sulit, Koço Kokëdhimës  dhe Vlentina Leskajt ” thuhet ne raport.

Demokratët kërkojnë që të mblidhet menjëherë këshilli i rregullores mandateve dhe imunitetve për ta kaluar raportin në seancë plenare.

Në raportin prej 21 faqesh  argumentohet se  ministrja Xhaçka, ka përfituar veprimtari që burojnë nga pasuritë e shtetit, përmes shoqërisë tregtare në pronësi të bashëkshorit të saj Artan Gaci, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

 “Olta Xhaçka ndodhet ne kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70  pikat 2 dhe 3 te Kushtetutes se Shqipërise, pasi shoqëria "AG.TÇ”  sh.p.k., e cila ndodhet ne pronesi te bashkeshortit te saj. Z. Artan Gaci, e per rrjedhoje edhe në pronesi te saj.Si rrjedhoje ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurine e shtetit” vijon raporti.

Këto argumenta të cilat në raport vijn të detajuara edhe me precedent të mëparshëm, për Partinë Demorkatike janë arsye pse gjykata kushteteuse do duhet ti heqë mandatin deputetes që mban postin e ministres së jashtme Olta Xhaçka. 

Mandati i Xhaçkës, PD dorëzon raportin