PD Elbasan nis protestat, të martën në shesh kundër rritjes së çmimit të naftës

Partia Demokratike, Dega Elbasan, bën me dije se nga kjo e martë protestat kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë ditën e martë në ora 11:00, në sheshin në qendër të Elbasanit lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve.

“Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin "Gensher" në qendër të Elbasanit!”

PD Elbasan nis protestat, të martën në shesh kundër rritjes