Zgjedhjet lokale, Berisha takon partitë joparlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 19:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u takua pasditen e sotme me partitë joparlamentare për të gjetur një dakordësi me to drejt konsolidimit të një aleance sa më të gjerë për garën e zgjedhjeve vendore.
Takimi me dyer të mbyllura në selinë blu nisi në orën 17:00 dhe përfundoi në 19:05.
Më herët Berisha ka zhvilluar takime me krerët e partive parlamentare.
Ndërkohë sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike nën udhëhqjen e Aliebajt ka lëshuar sot një sinjal bashkëpunimi duke mandatuar Gazment Bardhin për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi me grupin e Berishës në mënyrë që në zgjedhjet lokale të garojnë me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.
