Nuk ka psikologë e psikiatër, rastet e shëndetit mendor në rritje, dominon stresi dhe ankthi

Përkundër rasteve në rritje me probleme të shëndetit mendor, në Shqipëri numri i psikologëve dhe mjekëve psikiatër mbetet shumë i ulët. Ekspertë të fushës thonë se vitet e fundit po përballen me fluks pacientësh të prekur veçanërisht nga ankthi e stresi.

Në Shqipëri vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Të dhëna zyrtare nuk ka, por psikologët dhe mjekët psikiatër thonë se po kryejnë dyfishin e vizitave që kryenin më parë.

Arjana Rreli: Dikur ne mund të bënim 10 a 12 vizita sot padiskutim 20 a 25  vizita në ditë janë për secilin.

Valbona Treska: Është e frikshme se si janë përhapur problemet e ankthit në moshat e vogla, fëmijë 10 apo 11 vjeç.

Teksa psikologët kërkojnë depsitim të popullatës për të pasur të dhëna të sakta mbi numrin e personave të prekur, mjekët psikiatër nisur nga problematikat thonë se është koha për ndërhyrhje urgjente.

Valbona Treska: OBSH del me shifrat që 1 në 8 persona ka probleme më të rënda apo më të lehta të shëndetit mendor. Ne besojmë se Shqipëria ka probleme më ët theksuara.

Arjana Rreli: Unë mendoj se nevojë e popullatës është ndërhyrja direkte. Depistimi i takon një etape të dytë kur ke arritur një ndërgjegjësim të popullatës.

Përkundër rasteve në rritje numri e ekspertëve të fushës, të nevojshëm për trajtimin e këtyre problematikave mbetet i ulët.

1 psikolog llogaritet të jetë për afro 1 mijë e 500 banorë.

Valbona Treska: Duhet të kishim shumë më shumë sesa aq për ti ofruar ndihmë popullatës.

Të pakët në numër janë edhe mjekët psikiatër.

Në Qendrën Komunitare të Shëndetit mendor nr.3 në Tiranë që mbulon një popullsi prej të paktën 40 mijë banorësh operojnë vetëm 4 mjekë psikiatër.

Arjana Rreli: Është një raport që pavarësisht shifrave dihet që numri i mjekëve psikiatër aktualisht është i pamjaftueshëm për sa popullatë ka dhe sa nevojë ka popullata për të tilla shërbime.

Problemet e shëndetit mendor përfshijnë gjendjet e stresit, ankthit, çregullimet e lehta emocionale si dhe depresionin apo skizofreninë.

“Stresi është ai që dominon por stresi i stërzgjatur është ai që çon në ankth e në panik të personave.”

“Le ti sheshojmë problemet duke shkuar te psikologu.”

10 tetori është dita botërore e shëndetit mendor, ndaj psikologë e psikiatër kërkuan përmes aktiviteve ndërgjegjësuese më tepër vëmendje ndaj këtyre problematikave jo vetëm nga institucionet por edhe vetë njerëzit.

Nuk ka psikologë e psikiatër, rastet e shëndetit mendor në