PD sinjale për bashkim. Grupi i Alibeajt mandaton Gazment Bardhin për negociatat me Berishën
Partia Demokratike duket se po gjen gjuhën e përbashkët për sheshuar përçarjet dhe problematikat brenda kësaj partie.
Grupi Parlamentar i PD në një deklaratë u shprehën se në mënyrë unanime kanë shprehur vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale, fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi drejt daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.
Sakaq burime për Ora News bëjnë me dije se grupi njëzëri kërkon që në zgjedhjet e ardhshme PD të dalë me një kandidat për kryetar bashkie dhe për këshillat.
Grupi shpreh gadishmërinë për të negociuar me Edi Palokën e mandatur nga Sali Berisha.
Gjithashtu grupi po firmos një deklaratë të përbashkët, ku shprehet vullneti për të dal me 1 kandidat në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD ka nisur prej orës 13:00.
