PD dhe PL seancë në Kuvend për energjinë në 20 tetor: Rritja e çmimit nga korrupsioni i qeverisë

Partia e Lirisë do të ketë një debat në kuvend për energjinë elektrike dhe çmimin e saj në 20 tetor.

Debati është kërkuar nga 15 deputetët e Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike për situatën energjitike do të zhvillohet me 20 tetor në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti Petrit Vasili shkruan se do të ketë llogaridhënie deri në fund dhe transparencë për menaxhimin kriminal të qeverisë për energjinë elektrike.

“Shpërdorimi me miliarda euro dhe hedhjen në kurriz të qytetarëve të thjeshte të të gjithë barrës së korrupsionit të tmerrshëm me energjinë përmes provokimeve mafioze të qeverisë me rritjen e çmimeve!” – shkruan Vasili.