PD padit në SPAK Mark Babanin: 51.2 mln lekë kompanisë për rikonstruksion rruge, punimet s'përfunduan

PD ka denoncuar sot në SPAK përmes nënkryetarit të ‘Rithemelimit’, Luciano Boçi për kontratën e bashkisë Vau i Dejës në lidhje me rikonstruksionin e rrugës Vilë.

Në fjalën e tij Boçi tha se është shpallur fitues operatori me inicialet L.C. dhe bashkia nën drejtimin e Mark Babani, ka lidhur kontratën prej 51.2 milionë lekë por ndonëse puna ishte parashikuar të realizohej për 187 ditë, nnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Boçi tha se paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Babani pa përfunduar punimet ndërsa përsëriti thirrjen e SPAK për të shqyrtiuar dosjet për të cilat kanë ngritur padi dhe kanë depozituar dokumente.

"Sot nga Foltorja e PD, po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit. Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021.

Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e  rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion leke.

Po sipas këtyre dokumenteve  operatori me inicialet   L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve.

Gjë e pabesueshme duke marrë parasasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.

Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.  Kontratat janë firmosur, paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por VINI RE! Puna e specifikuar në dokumentacion nuk është bërë”, tha ai.