Rama mbledh akademikët në Kuvend: "Gjuha shqipe në rrezik"

Salla e seancave parlamentare këtë të hënë, 10 tetor 2022. nuk ishte e mbushur me deputetë. Në vend të tyre ishin ulur Akademikë që kanë diskutuar rezultatin e 50 viteve të funksionimit që prej themelimit

Edhe pse 5 vite më parë debatoi ashpër me ata që konsiderohen emrat më të mëdhenj të shkencës në vend, Kryeministri Edi Rama në këtë ceremoni, pranoi se ishte ndër të paktët pa titull në sallë.

Madje ndryshe nga ajo kohë kur kritikoi për punime të dobëta të akademikëve, këtë radhë solli në vëmendje emrat e mëdhenj.

"Si një institucion i ngritur mbi vlerat e krijuara nga akademia e re e Voskopojës, nga programet e rilindësve, nga idetë e Nolit, LumoSkëndos, Ndre Mjedës për zhvillimin e mendimit kritik dhe atij shkencor"

Pa ta sipas Ramës nuk do të kishim histori të Shqipërisë.

Madje një vlerësim të lartë ai dha për ruajtjen e gjuhës, por që sot sipas tij është në rrezik.

"Sot gjuha shqipe është e kërcënuar si asnjëherë me parë. Gjithë ato që thuhen dhe gjithë ato që ndërmerren kundër gjuhës shqipe në rendin e pavërtete akademik, pseudo-akademikë në fakt, janë vetëm maja e një ajsbergu që po e gërryen gjuhën shqipe nga poshtë përmes shpërdorimit total të saj në një botë komunikimi ku askush më nuk e ka mendjen sa saktë shkruhen fjalët, por e ka mendjen që të bëjë “sent” sa më shpejt." 

Në vitin 2017 Kryeministri Edi Rama kërkoi reformimin e Akademisë së Shkencës duke e vënë theksin te thithja e projekteve financiare. Ndërsa në vitin 2019 për shkak edhe të zgjedhjeve dhe përplasjet mes palëve edhe zgjedhjet u kontestuan. Në 50 vjetorin e themelimit Kryeministri theksoi se ka një dhjetëfishim të akademikëve që marrin fonde nga BE.