Çmimet e apartamenteve në Tiranë, Silvana Caka: Janë rritur me 110% në 10 vitet e fundit

Në 12 vite çmimet e pronave në vendet e Bashkimit Evropian janë rritur me 48 për qind, kjo e paraqitur edhe në raportin e indeksit të Fisher.

Por në këtë periudhë në Shqipëri vlera e apartamenteve është shtrenjtuar me 110 për qind, ku kapërcimi ka qenë më i lartë në dy vitet e fundit.

Për deputeten e Partisë së Lirisë Silva Caka, kjo është situatë e krijuar qëllimisht.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Tirana është shndërruar në një ferr të vërtetë të betonit. Është fakt që ky shkatërrim i ka shërbyer pastrimit të parave të pista të trafikantëve, korrupsionit të qeverisë dhe krimit të organizuar.

Çmimet skandaloze të apartamenteve të pamundura për tu arritur nga qytetarët janë rritur 110 % brenda 10 vjetëve të fundit," tha ajo.

Për të përforcuar akuzën e korrupsionit Caka solli në vëmendje çmimet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Pasqyra për këtë situatë kriminale dhe lojën mafioze me çmimet e shtëpive, janë çmimet në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Diferencat janë shumë të qarta. Nëse në qendër të Tiranës, çmimet arrijnë 4000-5000 euro/metër katrorë, në qendër të Shkupit varion nga 1400-1800 euro metri katror," tha ajo.

Për Cakën blerja e një shtëpie në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur për familjet, ndaj sipas saj të rinjtë kanë zgjedhur të largohen.