Drogë në makina, oborre e çanta/ 6 të arrestuar në Mallakastër, Durrës dhe Berat
6 persona kanë rënë në pranagt e policisë në Durrës, Mallakastër e Berat. Të gjithë të arrestuarit janë kapur duke poseduar lëndë narkotike. Gjithashtu janë kapur dhe sekuestruar nga policia edhe shuma të mëdha parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.
Shkëlqim Hoxhaj dhe Ramadan Hoxhaj kishin kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre në Mallakastër.
Policia njoftoi se Në oborrin e banesës së Shkëlqimit shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.
Në lidhje me këtë sasi droge u arrestua duke ujitur lëndën narkotike Ramadan Hoxhaj 51 vjeç.
Nga ana tjetër vellai i Ramadanit, Shkëlqimi u hap në aeroprtin e Rinasit në tentativë për tu larguar nga vendi.
Nga ana tjetër policia e Beratit njoftoi se ka vëën në pranga dy të rinjë të cilët shpërndanin lëndë narkotike me doza të vogla.
L. Ç., 25 vjeç dhe M. R., 23 vjeç randë në prangat e policisë, ndërsa të dy rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje.
Edhë në Durrës ranë në prangat e policisë dy persona, ndërsa atyre iu gjet lëndë narkotike dhe shuma të mëdha parash.
E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që udhëtonin u gjetën dhe u sekuestruan, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.
Gjtihashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
