Ndahet nga jeta mjeshtri i pikturës Sali Shijaku

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare mjeshtri i pikturës Sali Shijaku.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e të ndjerit.

"Me Hidhërim të thellë ju njoftojmë për Humbjen nga kjo jete të Babait tonë Piktorit të Popullit Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku. I Lehtë të qofte dheu. I kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë," ka shkruar djali i tij Orges Shijaku.

Shijaku është nderuar dhe me çmimin "Artist i Merituar" dhe "Nderi i Qarkut të Tiranës".

Ai ishte piktor dhe kolorist i pikturave njëfigurëshe.