Strazimiri: Nano e dha mesazhin, nuk ka frikë nga krimi i lidhur me Ramën, duhet të ishte folur me emra

Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se policia ka ndërruar vetëm drejtojë ndërsa në vend është rritur ndjeshëm kriminaliteti.

Sipas tij, se i vetmi lajm në shkarkimin e tij ishte letra e Gledis Nanos i cili fliste për frikë dhe guxim, duke nënkuptuar se i është bërë presion.

Strazimiri: Se çfarë e solli largimin e Gledis Nanos duhet ta thotë vetë ai. Janë 4 Saimiri, ku njëri është në burg dhe tre presin radhën, që kanë pasur një funksion politik. Ju kujtoj fushatën dhe tonelatën e drogës. Vrasjet mafioze janë rriture dhe policia vetëm ka ndërruar drejtorë, dhe situata është po ajo. A mundet që një drejtor policie të bëjë vetëm ndryshimin? Jo sepse ai objektivat i cakton qeveria. Nuk është lajm ndërrimi i drejtorëve të policisë, por letra e Gledis Nanos që flet për moral, frikë dhe guxim. Ai nuk falenderoi askënd dhe iu drejtua trupës.

Ai që thotë se nuk ka frikë mund të jetë cenuar në integritetin moral dhe atë për jetën nuga ata që tentuan që t’i thonin që të japë dorëheqjen. I vetmi probleme që duhet të na shqetësojë është se ambasadorët e huaj kanë qenë po në këtë situatë, ndërsa ne mbetemi në një situatë të keqe. Gledis Nano duhet të hapë letrat dhe të thotë se kush i ka bërë presion dhe pse thotë se ka frikë.

Strazimiri shtoi se Nano duhet të fliste qartë dhe me emra, edhe pse ka lënë të nënkuptohej se nuk ka frikë nga krimi i lidhur me Ramën.

Strazimiri: Nëse krimi bëhet bashkë me qeverinë, sigurisht që situata bëhet më e rrezikshme. Unë besoj se Nano në letër këtë thoshte. Ai do të kishte bërë mirë që të flitë me emra. Mendoj se drejtori i përgjithshëm e ka dhënë direkt mesazhin se nuk trembet nga krimi dhe lidhja me qeverinë dhe Edi Ramën në mënyrë direkte. Do ta kishte ndihmuar shumë reflektimin e Nanons nëse do të fliste në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por drejtësinë e ka në dorë Rama, dhe nuk ka një vesh që ta dëgjojë Gledis Nanon.