Tra në Divjakë-Karavastra/ 150 lekë tarifa për të hyrë në parkun kombëtar
Parku Kombëtar i Divjakë-Karavasta do të bëhet me pagesë. Sipas një vendimi të fundit të Ministrisë së Mjedisit që do të publikohet në ditët në vijim hyrjet në park do të menaxhohet nga një kompani private, ndërsa tanimë ka nisur edhe vendosja e traut atje.
Hyrja e vizitoreve në parkun kombëtar Divjake-Karavasta tashmë do të jetë më pagesë.
150 lekë të reja do të jetë tarifa për çdo mjet që do të hyjë në park.
Për realizimin e këtij projekti Ministria e Mjedisit ka organizuar një tender ku është vendosur dhe kompania fituese.
Firma e cila ka fituar tenderin ditën e djeshme ka nisur punimet për vendosjen e traut në hyrje të parkut çka ka çuar në kundërshtinë e të gjithë atyre që e kanë parë këtë veprim.
Lidhur me ketë situatë ka reaguar deputetja e zonës Ilda Dhori e cila ka përmendur faktin që para disa vitesh Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje dhe e Apelit Vlorë e kanë quajtur të paligjshëm vendosjen e një trau të tillë vendim i cili ende nuk është shfuqizuar.
“Është filluar puna për vendosjen e një trau i cili do të vjelë para për çdo qytetar që do të kërkojë të hyjë për të vizituar parkun “Divjakë Karavasta”. Absurde vendosja e traut në një kohë krizë.”- tha ajo.
Zonja Dhori shkon dhe me tej ku thotë që do të organizohen protesta të vazhdueshme për vendosjen e traut që sipas saj është i paligjshëm.
