Fermerët presin ndihmë, nisin aplikimet për subvencionimin e grurit në Fier

Nga data 1 shtator ka nisur aplikimi i fermerëve të kulturës së grurit për subvencionim. 

Ata kërkojnë të përfitojnë shumën prej 30 mijë lekësh.

Kanë aplikuar mbi 200 fermer në zona të ndryshme, raporton gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.

Fermerët thonë se do tju vijë në ndihmë një shumë e tillë por ka dhe nga ata të cilët shprehen skeptic dhe thonë se kjo shumë është shumë e ulët krahasuar me kostot.

“Sipërfaqja për qarkun Fier ka qenë 14 mijë e 300 hektar grurë për vitin që u mbyll. Këtë vit pritshmëritë janë më të larta nisur nga kjo skemë favorizuese. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha, fermerët kanë qenë të interesuar, aplikimet vijojnë.”

“300 mijë lekë mbase nuk dalin, por të paktën farërat e plehin i marrim.”

“Me koston që kemi, shpërblimi që thonë këta është gjë e pavlerë, është gjë e kotë, se një akt noterial 40 mijë lekë ka qenë po të tjerat?”

Fermerët presin ndihmë, nisin aplikimet për subvencionimin e